Greqia e shqetësuar për variantin “Delta”, ashpërsohen masat

Bota

Greqia e shqetësuar për variantin “Delta”,

Në Greqi po ndihet prezenca e variantit “Delta” pasi vendi fqinj regjistroi në 24 orët e fundit 1,797 raste të reja me koronavirus.

Shifrat kanë alarmuar qeverinë e vendit dhe në një konferencë për mediat të mbajtur pasditen e së martës, zv/ministri i Mbrojtjes Civile Nikos Hardalias paralajmëroi bizneset që i janë rikthyer aktivitetit se ndëshkimi do të jetë i ashpër për ata që thyejnë rregullat, raportojnë mediat në vend.

Duke nisur nga 8 korriku në vend do të hapen baret dhe club-et nën rregulla të rrepta anti-covid. Hardalias u shpreh se varianti “Delta” i koronavirusit ka nisur që të prevalojë dhe ata që nuk janë të vaksinuar janë veçanërisht më të rrezikuar.


“Që nga e hëna e shkuar po regjistrojmë një rritje të rasteve të reja, që thuajse janë trefishuar. Rastet e reja janë identifikuar kryesisht tek të rinjtë dhe në aktivitete argëtimi si club-e apo barë.”

Sipas zv/ministrit të Mbrojtjes Civile, mosha mesatare e të infektuarve së fundmi është 27 vjeç.

Kështu, qeveria në shtetin helen, vendosi:

-Nga e enjtja, të gjithë restorantet, baret, klubet e natës, do të funksionojnë vetëm me persona të ulur dhe me rregullat e kapacitetit të përcaktuara.

-Për pronarët e subjekteve që shkelin masat, do të kenë një pezullim të përkohshëm të aktivitetit, nga shkelja e parë dhe nga e nesërmja.

– Me shkeljen e parë, gjoba është 5,000 euro dhe 7 ditë pezullim aktiviteti

-Në shkeljen e dytë, 15 ditë pezullim.

-Në shkeljen e tretë licenca e funksionimit do të hiqet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion