“Euro 2020”/ Superkompjuteri shpall fituesin, Italia ‘ngre në qiell’ trofeun, Anglia dështon në Wembley

Sport

“Euro 2020”/ Superkompjuteri shpall fituesin, Italia ‘ngre

Një super kompjuter ka bërë parashikimin e ndeshjeve të mbetura në “Euro 2020”.

Super kompjuteri i quajtur “Stats Perform”, i ka dhënë më shumë shanse Italisë për të fituar kompeticionin, ku e kuoton me 39.8%.

Pas ‘axurrëve’ renditet Anglia, me 29.4 %, e treta në radhë vjen Spanja me një shans prej 22.4%-ësh dhe e fundit, Danimarka, me 8.4%. Sipas superkompjuterit, Italia dhe Anglia do të jenë në finale, e fituese në fund do të dalin italianët.

Ndërsa vendin e tretë të kompeticionit, do e fitojë Spanja.

Sakaq, kujtojmë që Italia luan këtë mbrëmje ndaj Spanjës, sfidë që nis në orën 21:00. Ndërsa “Tre Luanët”, do të luajnë të mërkurën ndaj Danimarkës, e cila cilësohet si surpriza e këtij Evropiani.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion