Kollë dhe temperaturë të lartë, përkeqësohet gjendja e Navalny, shtrohet menjëherë në spital

Bota

Kollë dhe temperaturë të lartë, përkeqësohet

Shtrohet në spital Alexei Navalny, pasi kishte përkeqësim të gjendjes shëndetësore. Një ditë më parë u tha se ai kishte simptomat e Covid-19, dhe sot mediat ruse shkruajnë se temperatura dhe kolla janë përkeqësuar.

Ndërkohë dje, 44-vjeçari është shprehur në mediat sociale se 15 të burgosurit në repartin e tij të burgut po trajtohen në spital për tuberkuloz ndërsa bënte shaka se marrja e kësaj sëmundjeje, mund t’i ofrojë lehtësim nga sëmundjet e tjera.

“Nëse kam tuberkuloz, atëherë mbase do të përjashtojë dhimbjen në shpinë dhe mpirjen në këmbë. Do të ishte mirë,” shkroi ai në Instagram.

Pas postimit të tij, mediat ruse publikuan më vonë një deklaratë nga shërbimi ndëshkimor shtetëror që informonte se Navalny është zhvendosur në një spital të burgut pas kontrolleve që treguan se kishte shenja të një sëmundjeje të frymëmarrjes, përfshirë edhe temperaturë të lartë.

 

ME TE LEXUARAT