Putin kërkon falje, por nuk merr përgjegjësi për rrëzimin e avionit me 62 pasagjerë

Bota

Putin kërkon falje, por nuk merr përgjegjësi për

Presidenti rus Vladimir Putin kërkoi falje të shtunën për rrëzimin e avionit të Azerbajxhanit, duke thyer heshtjen treditore të Kremlinit për aksidentin që mori jetën e 38 personave.

Megjithe faljen e kerkuar, lideri rus nuk e pranoi në mënyrë eksplicite përgjegjësinë e Rusisë për rrëzimin.

Putin "i kerkoi falje" për rrëzimin në një telefonatë me homologun e tij azerbajxhanas, Ilham Aliyev, tha Kremlini në një deklaratë.

Putin i tha zotit Aliyev "se incidenti tragjik ndodhi në hapësirën ajrore ruse", sipas deklaratës. Telefonata u iniciua nga lideri rus, tha Kremlini.

Kreu rus tha se ndërsa avioni i afrohej destinacionit të tij të planifikuar të Groznit, në Rusinë jugore, mbrojtja ajrore ruse kishte filluar të zmbrapsë një sulm nga dronët ukrainas në aeroportin e Groznit dhe të tjerë aty pranë.

Deklarata nuk ia atribuoi rrëzimin një rakete ruse të mbrojtjes ajrore, një shkak ku hetuesit në Azerbajxhan janë fokusuar si pista kryesore e hetimit per tragjedine.

Zyra presidenciale e Azerbajxhanit konfirmoi se zoti Putin i kishte ofruar falje zotit Aliyev, por sugjeroi se faji ishte me mbrojtjen ajrore ruse.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion