Paraqitje pozitive në Kupën e Botës për Ski, Lara Colturi renditet e 11-ta në Austri

Aktualitet

Paraqitje pozitive në Kupën e Botës për Ski, Lara Colturi

Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë, Lara Colturi bën një paraqitje pozitive, në ditën e parë të garimit në Semmering të Austrisë në Kupën e Botës të skive alpine. Colturi, falë përformancës së mirë, u pozicionua në vendin e 11-të në Giant Slalom. Pavarësisht uljr-ngritjeve gjatë garës, 18-vjeçarja ia doli që të sigurojë një vend mes më të mirëve.

Në zbritjen e parë, Colturi u rendit në vendin e tetë mes 69 garueseve, duke regjistruar kohën 1’03”34. Në zbritjen e dytë, ajo arrin kohën 1’01”94, por gjërat nuk shkojnë mirë në fund.

Vlen të theksojmë se gara e Sllalomit do të mbahet të dielën, në Semmering, sakaq cirkuiti i Kupës së Botës do të rifillojë më 4 dhe 5 janar 2025, në Kranjska Gora të Sllovenisë.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion