Pretendonte se ishte imun ndaj helmit, “njeriu i gjarprit” vdes pasi kobra e kafshon në gjuhë

Bota

Pretendonte se ishte imun ndaj helmit, “njeriu i gjarprit” vdes pasi

Një 62-vjeçar në Filipine, i njohur si “njeriu i gjarprit”, i cili pretendonte se ishte imun ndaj helmit, ka vdekur pasi kobra e kafshoi në gjuhë.

Bernardo Alvarez, kapi kobrën vdekjeprurëse të Filipineve Veriore pak çaste para vdekjes së tij në qytetin Mangaldan, provinca Pangasinan më 9 korrik.

Sipas raporteve, ai u brohorit nga fqinjët ndërsa kapi zvarranikun.  Por, ndërsa tregoi gjarprin para njerëzve që ishin grumbulluar për ta parë, Bernardo e mbajti kobrën shumë afër fytyrës së tij, dhe tentoi ta puthte në gojë.

Kobra, e njohur si një nga gjarpërinjtë më helmues në botë, iu hodh në gojë dhe i kafshoi gjuhën. 62-vjeçari i tronditur bërtiti nga dhimbja dhe më pas u rrëzua në tokë dhe gjeti vdekjen.

“Helmi i gjarprit mund të shkaktojë paralizë, e cila është ajo që i ndodhi ‘njeriut të gjarprit’. Kjo paralizë mund të ndalojë frymëmarrjen e viktimës, të ndikojë në rrjedhën e oksigjenit në trup dhe përfundimisht të ndalojë rrahjet e zemrës”, tha zyrtarja Provinciale e Shëndetësisë Dr Anna de Guzman. Mjekët u përpoqën ta shpëtonin 62-vjeçarin, por ishte tepër vonë. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion