Talebanët nisin punën, të hënën është planifikuar fluturimi i parë drejt Kabulit

Bota

Talebanët nisin punën, të hënën është

Linja ajrore pakistaneze PIA do të jetë e para që do të fluturojë drejt Kabulit pas marrjes së pushtetit nga talebanët në Afganistan. Lajmi u njoftua nga një zëdhënës i kompanisë, Abdullah Hafeez Khan, cituar nga mediat ndërkombëtare. Fluturimi i parë është planifikuar për të hënën e ardhshme nga Islamabad.

“Ne kemi të gjitha lejet teknike për operacionet ajrore. Avioni ynë i parë komercial, një Airbus A320, do të ngrihet nga Islamabad për në Kabul më 13 shtator”, tha zëdhënësi.

Kujtojmë që fluturimi i parë pas tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani me të huaj u krye në 9 shtator drejt kryeqytetit të Katarit Doha dhe një tjetër u krye dje./a2cnn

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion