“Prostitutat i thërrisnin klientëve nga dritarja”/ Zbardhet skema si funksiononte lokali i VIP-ave në Milano!

Bota

“Prostitutat i thërrisnin klientëve nga dritarja”/

Një hetim i autoriteteve italiane ka zbuluar një skandal në një prej lokaleve më të njohura dhe të frekuentuar nga VIP-at në Milano, i cili ishte kthyer në “fole” prostitucioni.

Hetimet kanë çuar në pranga Stefania Nobile, vajza e Wanna Marchi, e njohur si “mbretëresha e telemarketingut”, dhe Davide Lacerenza, ish-partneri i saj dhe pronari i Gintoneria, që shfrytëzonin lokalin VIP për prostitucion, dhe paratë e fituara nga aktiviteti kriminal dyshohet se janë pastruar edhe në Shqipëri. Mediat italiane kanë zbërthyer sesi funksiononte skema e prostitucionit, mes alkoolit dhe drogës.

Në reportazhin e Corriere, përshkruhet rruga ku ishte ngritur ‘foleja; e cila për vite me radhë ishte kthyer në shtëpi publike e kamufluar edhe si qendra masazhi private.

Dy ambientet e Davide Lacerenza , janë përballë njëra-tjetrës në via Napo Torriani, numri 15 dhe numri 18, njëri kushtuar xhinit dhe tjetri tekilës, me shampanjë (shishe tepër të shtrenjta). Lagjen e kishte kthyer mbretëri, ndërsa e bija e Davidit dhe Marchit, Stefania Nobile , e konsideronte veten si sipërmarrëse shumë mendjemprehtë). Sipas përgjimeve, dëshmive dhe gjetjeve nga Guardia di Finanza, në këtë mbretëri/lagje e vogël, dyqind metra larg Stacionit Qendror, nga njëra anë njerëzit pinin, ndërsa nga ana tjetër argetoheshin.

Dhjetë vjet më pare shkruan Corriere, gjashtë apartamente me prostituta thërrisnin klientët nga dritaret u sekuestruan midis 2013 dhe 2014, ndërsa dhjetë sallone masazhi mbylleshin dhe hapeshin në varësi të vulave të policisë dhe karabinierëve. Komiteti i banorëve mblodhi nënshkrime dhe dërgoi raporte në komisariat pas situatës shqetësuese.

Problemet e fundit ligjore datojnë në epokën e pandemisë. Shtator 2020. Dyqani i pijeve u mbyll për dhjetë ditë nga komisariati pas disa ankesave të banorëve, “të bërtitura, dhe zhurma deri në orët e vona të natës; aktivitete të paligjshme brenda ambienteve si tregtia e drogës dhe grumbullimi i njerëzve, në kontrast të qartë me rregulloret anti-Covid”.

Që atëherë, duket se kishte rritur klientelën e synuar me më shumë turistë. Lidhur me hetimet e fundit për lokalin VIP, ku shfrytëzohej prostitucioni, është zbuluar se çmimi i shampanjës paguhej për Lacerenza, ndërsa shërbimi seksual drejtpërdrejt për vajzat. Lacerenza dërgonte gjithashtu kokainë, të cilën e konsumonte klienti, eskortat dhe vetë Lacerenza, kur qëndronte.

Pra, sipas hetimeve të autoriteteve italiane, kokainën e shpërndante te klientët Lacerenza, ndërsa llogaritë i menaxhonte ish-partnerja e tij, Stefania Nobile.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion