Shpërthimi në hotelin në Velipojë, kreu i Zjarrfikëses: Nëna po bënte kafen, s'kuptoi rrjedhjen e gazit

Aktualitet

Shpërthimi në hotelin në Velipojë, kreu i Zjarrfikëses:

Agron Dibra, drejtor i zjarrfikësve Shkodër ka treguar detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi mëngjesin e djeshëm në një hotel në Velipojë, ku pati një shpërthim gazi.

Për pasojë nga rrjedhja dhe më pas shpërthimi i gazit u lënduan 4 anëtarë të një familje, nëna me 3 fëmijët e saj.

Sipas Dibrës, informacioni për ngjarjen në fjalë është marrë rreth orës 6:50, ndërsa shtoi se nëna ka dashur që të bëjë një kafe.

Mes të tjerash ai apeloi për bombolat e gazit, që të kontrollohen, pasi kur nuk përdoren edhe mund të shkaktojnë rrjedhje gazi.

“Informacioni është marre rreth orës 6:50 dhe është dërguar mjeti ne Velipoje. Ngjarja ka ardhur nga rrjedhja e gazit dhe ka dashur qe te beje një kafe dhe ka eksploduar. Kur është në mjedis te mbyllur gazin nuk e kupton se ka rrjedhje.

Pavarësisht apeleve qe kam bere ato bombola janë jashtëzakonisht te rrezikshme sidomos ne Velipoje qe qëndrojnë me nga 10 muaj pa u përdorur dhe me pas krijojnë rrjedhje.

Bombolat e kapingut janë gangrena me e madhe qe kemi sepse nuk duhen përdorur gjithmonë. Bombolat e kampingut qe i shohim duke u furnizuar ne karburante është rreptësishtë e ndaluar.”, tha Dibra.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion