Prezantuesja italiane shpërthen në lot kur jep lajmin e vdekjes së Silvio Berlusconit

Bota

Prezantuesja italiane shpërthen në lot kur jep lajmin e vdekjes

Mëngjesin e sotëm humbi jetën ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi. Një humbje e madhe për Italinë dhe historinë e këtij kombi.

Lideri i Forza Italia dhe themeluesi i Mediaset u shua në moshën 86-vjeçare. Berlusconi u kthye në San Raffaele të premten e kaluar, pas një shtrimi të gjatë prej 45 ditësh, i cili përfundoi disa javë më parë, për shkak të pneumonisë dhe një forme leucemie.

Lajmi i ndarjes nga jeta ka tronditur të gjithë popullin italian. Prezantuesja italiane e Mediaset, Federica Panicucci është përlotur teksa ka dhënë lajmin e vdekjes së ish-kryeministrit italian.

 

ME TE LEXUARAT