Patatet më të shtrenjta në botë, pjata 200 dollarëshe thyen rekordin botëror

Bota

Patatet më të shtrenjta në botë, pjata 200 dollarëshe

Restoranti me famë botërore Upper East Side që u rihap të premten e kaluar sapo theu rekordin e tij të dhjetë Guinness World, këtë herë për patatet e skuqura më të shtrenjta.

Patatet kushtojnë 200 dollarë dhe menyja quhet  «Creme de la Creme Pommes Frites».

Megjithëse patatet e skuqura filluan të konsumohen nga evropianët, amerikanët nuk mundën t'i rezistonin. Dhe jo vetëm një, por dy  kuzhinierë në Nju Jork arritën përsosmërinërinë.

Sipas gazetës amerikane "New York Post", restoranti i  hapur në "zemrën e qytetit që nuk fle kurrë Serendipity3", habit me pjatën "Creme de la Creme Pommes Frites", e cila kushton $ 200.

 "Ne jemi krenarë që kemi hyrë në Librin e Rekordeve Guinness për patatet e skuqura më të shtrenjta, Creme de la Creme Pommes Frites dhe ne shpresojmë të krijojmë edhe më shumë receta në të ardhmen," thanë dy kuzhinierët e restorantit.

Shampanja dhe tartufi janë dy nga përbërësit magjikë që e bëjnë këtë pjatë të pamposhtur.

Për ata që janë kuriozë dhe që kanë mundësinë të shpenzojnë 200 dollarë për të provuar "patatet e skuqura të shtrenjta", duhet të rezervojnë të paktën 24 orë para për shkak të rritjes së kërkesës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion