Presidetja e parlamentit të BE: Gjermania duhet të furnizojë Ukrainën me raketat Taurus

Bota

Presidetja e parlamentit të BE: Gjermania duhet të furnizojë

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola ka mbështetur hapur Ukrainën në përodrimin e raketave me rreze të gjatë veprimi kundër Rusisë. Gjithashtu ajo ka thënë se Gjermania duhet të dërgojë sistemet e veta të raketave me rreze të gjatë veprimi Taurus drejt Kievit.

Këto sisteme gjermane Taurus mund të sulmojnë një shënjestër deri në 500 kilometra largësi.

Në një intervistë të zhvilluar të shtunën, ajo ka pohuar se përkrah dërgimin e raketave të tilla në Ukrainë për t’i përdorur kundër Rusisë.

“Është alarmante që Rusia po përshkallëzon luftën dhe po intensifikon sulmet me raketa, të cilat tashmë kanë shkaktuar shumë viktima”, ka thënë Roberta Metsola.

Krah saj janë pozicionuar dhe partnerë të koalicionit me kancelarin Scholz, Demokratët e Lirë dhe Të Gjelbrit, ndërsa Olaf Scholz ka kundërshtuar ashpër furnizimin e Ukrainës me raketa të këtij lloji.

Të enjten, Rusia e ka lëshuar një raketë balistike me rreze të mesme në rajonin Dnjipro të Ukrainës dhe ka paralajmëruar që sulme të tilla mund të shënjestrojnë edhe perëndimin e Evropës.

ME TE LEXUARAT