Kokainë e mijëra euro të fshehura në banesë, arrestohen 2 shqiptarë në Itali

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane për posedim dhe shitje të lëndëve narkotike të llojit kokainë.
Shtetasi 37-vjeçar shpërndante drogë në Italinë veriore duke përdorur mjete të ndryshme të marra me qira. Ai kishte rënë në dyshimet e policië dhe pas disa hetimeve paraprake, ai është ndaluar nga oficerët rrugore teksa në automjet iu gjend një pako me kokainë rreth 1 kg, e fshkehur në një kompresor ajri.
Në automjet gjithashtu u gjenden dhe çelësa të një apartamenti ku pas kontrolleve të imtësishme u gjendën të fshehura në banesë rreth 40 pako kokainë të vendoura në tavoinë dhe 25 pako të tjera të fshehura nën divan. Gjithashtu në apartament janë gjentur dhe sekuestruar dhe një sasi e konsierueshme parash me vlerë 6.570 euro. Material për paketim. Pajisje për vakum, peshore precze si dhe një fletore ku mbaheshin llogaritë e tregtisë e makinë për numërimin e parave.
Në brendësi të goditës është kapur dhe bashkëpunëtori i 37 vjeçarit, një 30 vjeçar i cili po hynte në banesën e kontrolluar nga policia.
Këta dy persona janë me precedentë të mëparshme kriminale në Itali për të njëjtat akuza, posedim të lëndëve narkotime me qëllim tregtimin e tyre.


