Prej 10 vitesh në kërkim, arrestohet në Greqi bosi italian i klanit mafioz

Bota

Prej 10 vitesh në kërkim, arrestohet në Greqi bosi italian i
Italia ka arrestuar një nga kriminelët, e renditur në listën e mafiozëve më të rrezikshëm të shpallur në kërkim nga Ministria e Brendshme Italiane.

Mario Giulio Calderone, 64 vjeç, bosi i klanit mafioz  Barcellonesi me veprim në komunën siciliane Barcellona Pozzo di Gotto, në provincën e Messinas, e një nga grupet kriminale më historike të Cosa Nostras palermitane e kataneze, u arrestua një ditë më parë në Greqi në afërsi të Larisas, raportojnë mediat e huaja.

Prej 10 vitesh Mario Giulio Calderone, ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane e ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arrestimi europian. Calderone është dënuar nga Gjykata e Apelit me 6 vjet e 11 muaj burg në kuadër të operacionit “Mare Nostrum”.

Prej 10 vitesh në kërkim, arrestohet në Greqi bosi italian i

Operacioni Mare Nostrum është nga më të suksesshmit e antimafias italine, i ekzekutuar më qershor të 1994 e që çoi në arrestimin e 250 mafiozëve sicilianë të akuzuar për 39 vrasje, 45 plagosje, dhjetëra atentate, trafik droge, aktivitet ilegalë, kërcënime, zhvatje me dhunë etj.

Bosi mafioz u arrestua në një banesë në Pyrgos – Polydendri Agias, ku edhe partnerja e tij jetonte prej kohësh nën një emër fals. Arrestimi u bë i mundur falë aktivitetit investigativ të Antimafias siciliane në bashkëpunim me autoritetet policore greke pjesë e operacionit European Network of Active Fugitive Search Teams (Enfast).

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion