Prapaskenat, si u 'përzu' Zelensky dhe delegacioni ukrainas nga Shtëpia e Bardhë pas sherrit me Trump

Bota

Prapaskenat, si u 'përzu' Zelensky dhe delegacioni ukrainas nga

Takimi i sotëm në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë mes Presidentit Donald Trump, zv.Presidentit JD Vance dhe liderit ukrainas Volodymyr Zelensky u shoqërua me përplasje e tensione të forta.

Mediat e huaja sjellin më shumë detaje rreth momenteve menjëherë pas takimit të tensionuar mes dy liderëve.

Sipas partnerit amerikan të BBC-së, CBS, delegacioni ukrainas u largua nga Zyra Ovale në një "dhomë të ndarë", menjëherë pas konfliktit.

Atje, këshilltari për sigurinë kombëtare, Mike Waltz dhe sekretari i Shtetit Marco Rubio u thanë atyre që të largoheshin nga Shtëpia e Bardhë.

Siç raportuam më herët, një konferencë e planifikuar për shtyp me Zelensky dhe Trump u anulua menjëherë pas takimit të Zyrës Ovale.

Më herët u pa se presidenti ukrainas doli nga Shtëpia e Bardhë, me një automjet që e priste jashtë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion