Bllokohet rruga e Llogarasë, kamioni ngec në kthesat e forta!

Aktualitet

Bllokohet rruga e Llogarasë, kamioni ngec në kthesat e forta!

Aksi rrugor i Llogarasë në Vlorë është bllokuar prej disa minutash duke krijuar kaos në qarkullimin e automjeteve. Mësohet se në kamion trajler që është bllokuar në ngjitje të Llogarasë gjatë itinerarit nga Vlora drejt Himarës.

Siç duket në këto pamje, kamioni ka ngecur në një kthesë për shkak të vështirësisë në atë segment rrugor. Kjo gjë ka shkaktuar bllokim të qarkullimit në Llogara, duke krijuar trafik të automjeteve, sipas Klan.

Kujtojmë se tuneli i Llogarasë momentalisht është i mbyllur dhe i vetmi aks që lidh Vlorën me Himarën dhe fshatrat turistikë është segmenti i Llogarasë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion