Prag festash/ Zonja e parë e SHBA prezanton dekorin e Shtëpisë së Bardhë

Bota
Prag festash/ Zonja e parë e SHBA prezanton dekorin e Shtëpisë

Zonja e Parë Jill Biden zbuloi dekorimet e festave të Shtëpisë së Bardhë të hënën me temën e këtij viti, "Një stinë paqeje dhe drite".

Biden falënderoi vullnetarët nga i gjithë vendi që ndihmuan në dekorimin e Shtëpisë së Bardhë. Ndërsa familja presidenciale Biden përgatitet të largohet nga Shtëpia e Bardhë muajin e ardhshëm, Jill tha se "ishte nderi i jetës sonë të shërbejmë si familja juaj e parë".

“Qoftë i bekuar kombi ynë me paqe dhe dritë këtë sezon festash, shtoi ajo.

Shtëpinë  e Bardhë pritet ta vizitojnë rreth 100,000 njerëz gjatë sezonit të festave e cila tradicionalisht hapet për vizitorët. Për dekorin e saj janë përdorur dhe vendosur 83 pemë Krishtlindjesh, gati 3 mijë metra fjongo, më shumë se 28 mijë zbukurime dhe më shumë se 2,200 pëllumba paqeje prej letre të prera me dorë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion