Përmbytje masive në Kinë, të paktën 25 viktima(VIDEO)

Bota

Përmbytje masive në Kinë, të paktën 25 viktima(VIDEO)

Të paktën 25 persona kanë mbetur të vdekur nga përmbytjet në tunelet hekurudhore nëntokësore në Kinën Qendrore. Qindra pasagjerë mbetën të bllokuar, ndërsa niveli i ujit për shkak të reshjeve rekord vijon të jetë në rritje. 

Në provincën e Henan janë shpëtuar më shumë se 500 persona, ndërsa 200,000 persona janë evakuuar për shkak të përmbytjeve nga reshjet e dendura. Ndërkohë në sipërfaqe rrugët janë kthyer në lumenj , me makina të mbuluara nga uji.


Që nga e shtuna kjo provincë është përfshirë stuhi dhe reshje të dendura.


Autoriteti Meteorologjik i Kinës theksoi se një pjesë e rajonit do të përballej me stuhi të ashpra dhe pritet që kjo situatë të fillojë të përmirësohet nga dita e premte.

ME TE LEXUARAT