Policia britanike sekuestron 2 ton kokainë, në pranga 6 persona (Video)

Policia britanike ka kapur mbi 2 ton kokainë në brigjet e Plymouth, duke vënë në pranga 6 përsona. BBC shkruan se këta të fundit u arrestuan në një jaht luksoz, dhe varionin nga mosha 24 deri në 49 vjeç.
Sipas policisë, droga e kapur mund të vlerësohet 190 milionë euro. Grupi po lundronte në Kahu me flamurin e Xhamajkas dhe kishte udhëtuar nga Karaibet, kur u kapën 80 kilometra larg bregut të Devon.
Police seized £160m in cocaine from a luxury yacht off Plymouth's coasthttps://t.co/XcKONzHl55 pic.twitter.com/GRR3mDT4wq
— LBC (@LBC) September 11, 2021
Arrestimet u bënë si pjesë e një operacioni të udhëhequr nga NCA dhe mbështetur nga Policia Federale Australiane (AFP) dhe Forca Kufitare. /Telegrafi


