Sabrina Bengaj kishte urdhër mbrojtje, gjyqtari i ndryshoi autorit masën e sigurisë dhe e la të lirë

Aktualitet

Sabrina Bengaj kishte urdhër mbrojtje, gjyqtari i ndryshoi autorit

Elton Bengaj Metaj dhe Sabrina Bengaj ishin ndarë prej gati një viti dhe deri në 14 tetor të këtij viti, 23-vjeçarja ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje nga Gjykata e Fierit, e megjithatë ish-bashkëshorti i saj nuk ka dashur t’ia dijë duke i marrë jetën në shtëpinë e prindërve të saj në Zhupan të Fierit, mbrëmjen e së premtes.

Mësohet se çifti kanë bërë zgjidhjen e martesës dhe ka pasur urdhër mbrojtje nga 14.10.2020, deri ne datën 14.10.2021. Zgjidhjen e martesës dhe urdhrin e mbrojtjes e ka pasur si çështje gjyqtari Alfred Konomi.

Sabrina Bengaj kishte urdhër mbrojtje, gjyqtari i ndryshoi autorit

Gjykata me një vendim të gjyqtarit Piro Sota, kishte vendosur më 1 mars 2021 caktimin si masë mjekësore ndaj Elton Metaj Bengaj, atë të ‘mjekimit të detyruar në një institucion mjekësor’.

Po kështu, kishte vendosur dhe pushimin e çështjes penale të 21.09.2020 për veprat penale ‘Dhunë në familje’, ‘Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik’, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’.

Sabrina Bengaj kishte urdhër mbrojtje, gjyqtari i ndryshoi autorit

Ndërsa më 26 korrik 2021, po Gjykatësi Piro Sota ka vendosur zëvendësimin e masës mjekësore ndaj Metaj, nga ‘mjekim i detyruar në një institucion mjekësor’ në masën mjekësore ‘mjekim i detyruar ambulator’ nën kujdesin e babait të tij Bashkim Meta.

Sabrina Bengaj kishte urdhër mbrojtje, gjyqtari i ndryshoi autorit

Një herë në muaj, sipas vendimit, 31-vjeçari duhet të paraqitej pranë mjekut neuro-psikiatër në Poliklinikën e Specialiteteve Fier. Po edhe këto masa dhe vendime gjykatash nuk mundën të parandalonin krimin e rëndë në Fier që i mori jetën një nëne të re, të një vajze 3-vjeçare./BW

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion