Po përgatisin një sulm në emër të ISIS, arrestohen tre të rinj në Gjermani

Bota

Po përgatisin një sulm në emër të ISIS, arrestohen

Dy të rinj simpatizantë të grupit të Shtetit Islamik dhe një bashkëpunëtor tjetër janë arrestuar në Gjermani, pasi dyshohet se po përgatisnin një sulm, kanë thënë autoritetet.

Dy vëllezër gjermano-libanezë 15 dhe 20 vjeç nga Mannheimi dhe një gjermano-turk 22 vjeç nga Hesse u arrestuan të dielën, raportoi AP.

Vëllezërit akuzohen se përgatisnin një sulm motivuar nga ideologjia e tyre fetare dhe “simpatia” për grupin e Shtetit Islamik, duke blerë ndër të tjera një pushkë dhe municion.

Hetuesit gjetën edhe armë të tjera. Prokurorët dhe policia gjermane kanë thënë se nuk ka pasur asnjëherë “rrezik konkret për publikun”.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion