Po ndërtohet gardhi 550 kilometra që do të ndalojë emigrantët të futen në BE

Bota

Po ndërtohet gardhi 550 kilometra që do të ndalojë

Telat me gjemba janë duke u vendosur nga Lituania përgjatë kufirit me Bjellorusinë në një përpjekje për të ndaluar hyrjen e emigrantëve në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Nisja e punës për ndërtimin e gardhit vjen një javë pasi Vilniusi shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të rritjes së madhe të emigrantëve të paligjshëm, për të cilët akuzon Bjellorusinë.

Gardhi i dyfishtë me tela me gjemba do të vendoset përgjatë 550 kilometrave, nga 680 kilometra kufi në total. Sipas ministres se Brendshëm lituane, Agne Bilotaite, gardhi do të kushtojë 46 milionë euro.

Po ndërtohet gardhi 550 kilometra që do të ndalojë

Kryeministrja e Lituanisë, Ingrida Simonyte, u shpreh se Njellorusia u kishte ofruar emigrantëve fluturime për në Minsk, posaçërisht që di dërgonte më pas në drejtim të Lituanisë. Sipas saj, pjesa më e madhe e emigrantëve nisen nga aeroporti i Bagdadit, si dhe nga Turqia.

Po ndërtohet gardhi 550 kilometra që do të ndalojë

Marrëdhëniet mes dy shteteve fqinje janë tensionuar ndjeshëm pas zgjedhjeve të gushtit të vitit të kaluar në Bjellorusi, të cilat u fituan nga presidenti Alexander Lukashenko, por u kontestuan gjerësisht./a2cnn

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion