Keni bërë plane për nesër? Moti bën kthesën e madhe
Lajmifundit
/
9 July 2021, 20:21
Soft

Nesër moti do të jetë kryesisht i kthjellët por nga orët e mesditës deri ato të pasdites do të ketë vranësira kalimtare (përjashtuar vijën bregdetare).
Në relievet malore në lindje parashikohen reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve dhe lokalisht shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Sa i përket temperaturave parashikohet një rënie e tyre kryesisht në vlerat e mesditës.


