Po ecte në rrugët e përmbytura nga uragani “Ida”, 71-vjeçari sulmohet për vdekje nga një krokodil

Bota

Po ecte në rrugët e përmbytura nga uragani “Ida”,

Një 71-vjeçar është sulmuar për vdekje nga një krokodil në SHBA. Ngjarja e rëndë, shkruajnë mediat ndërkombëtare, ka ndodhur në Luzianë. Sipas autoriteteve, në momentin e ngjarjes, viktima po kalonte në zonat e përmbytura të Luizanës ku është sulmuar nga zvarraniku.

Bëhet me dije se trupi i të moshuarit ende nuk është gjetur. Sipas mediave, skenën makabre e ka parë bashkëshortja e viktimës, e cila ka lajmëruar menjëherë policinë. Ndërkohë, kujtojmë se përmbytjet në zonë u krijuan pas uraganit Ida, që sollën shumë dëme materiale në vend.

Po ecte në rrugët e përmbytura nga uragani “Ida”,

Nisur nga kjo ngjarje, autoritetet këshillojnë qytetarët që të bëjnë kujdes, pasi krokodilët mund të jenë duke notuar në rrugët e përmbytura.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion