Po bënin “selfie”, vetëtimat u marrin jetën 16 të rinjve

Bota

Po bënin “selfie”, vetëtimat u marrin jetën 16

Të paktën 16 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar si pasojë e vetëtimave në Jaipur në veri të Indisë.

BBC raporton se viktimat po bënin selfie në majë të një kulle që është edhe atraksion i famshëm për turistët.

Vetëtimat i vrasin afërsisht 2 mijë indianë për çdo vit, sipas të dhënave zyrtare. Një zyrtar i lartë policie iu tha mediave se shumica e të vdekurve në kullën në fjalë ishin të rinj. Njëzet e shtatë persona ishin në atë kullë dhe muri i saj kur ndodhi incidenti raportohet se ra në tokë.

Ndërkohë vetëm të dielen vdiqën nëntë persona nga vetëtimat sipas mediave lokale.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion