Tenderi i “kripur” i uniformave të policisë, Gjykata vendos për fatin e 9 zyrtarëve të arrestuar

Aktualitet

Tenderi i “kripur” i uniformave të policisë, Gjykata

Gjykata e Posaçme Anti Korrupsion ka pranuar sot kërkesën e SPAK duke lënë në fuqi masat e sigurisë për 9 zyrtarët e Ministrisë së Brendshme të përfshirë në abuzimin me tenderin e uniformave të policisë, tender prej 25 milionë eurosh.

8 nga 9 zyrtarë të përfshirë në abuzimin e “kripur” të parave publike janë lënë në burg, ndërsa zyrtarja Anisa Bogdani, anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave është lënë në “arrest shtëpie”, sepse ka kërkuar që të kujdeset për fëmijën e saj të mitur.

Arrest me burg:

Edlira Naqellari, ish-drejtoresha e Blerjeve të Përqëndruara në MPB

Flutura Çekrezi, zyrtare pranë Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara

Fatmir Demneri, anëtar i KVO

Mariglen Buzali, anëtar i KVO

Kreshnik Bejkaj, anëtar i KVO

Ani Omuri, anëtar i KVO.

Gëzim Mingaj, anëtar i KVO.

Arrest shtëpie:

Anisa Bogdani, anëtar i KVO.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion