Plani për të ndalur luftën në Ukrainë, Trump telefonon Starmer, Merz e Rutte: Do takohem personalisht me Putinin

Bota

Plani për të ndalur luftën në Ukrainë, Trump telefonon

Presidenti amerikan Donald Trump raportohet se u tha udhëheqësve evropianë në një telefonatë sot se planifikon të takohet personalisht me Vladimir Putinin së shpejti për të diskutuar një armëpushim në Ukrainë, tha një zyrtar evropian i informuar mbi telefonatën për rrjetin tonë partner amerikan NBC Neës.

Zyrtari evropian tha se Trump nuk dha një afat kohor të detajuar se kur do të zhvillohej takimi i planifikuar apo detaje se çfarë shpresonte të arrinte në të.

Sir Keir Starmer, kancelari gjerman Friedrich Merz dhe shefi i NATO-s Mark Rutte ishin midis atyre që morën pjesë në telefonatë.

Më herët Shtëpia e Bardhë konfirmoi se Rusia kishte shprehur dëshirën për një takim me Trump pas takimit të fundit mes Putin dhe të dërguarit të posaçëm të Trump, Steve Witkoff në Moskë.

ME TE LEXUARAT