Plani i qeverisë italiane, do rikthejë nxënësit dhe mësuesit në shkollë në shtator
Lajmifundit
/
6 July 2021, 08:43
Bota

Qeveria e Italisë po punon për të rikthyer në shtator nxënësit dhe mësuesit pa përjashtim. Lajmin e dha ministri i Arsimit, Patrizio Bianchi. “Po punojmë që të hapin shkollat, duke rikthyer nxënësit dhe mësuesit”, tha ai.
Ndërkohë, çdo gjë varet nga vaksinimi. Sipas ministrit, ende 200 mijë persona nga stafi i shkollave nuk kanë marrë vaksinimit. Bianchi ka bërë thirrje që të vaksinohen në mënyrë që të rikthehet në normalitet, ndërsa thekson se nuk është me detyrim.


