Pjesa e mbetur e pallatit në Miami shembet për çeshtje sigurie, “bllokohet” kërkimi për 121 të zhdukurit (Foto)
Lajmifundit
/
5 July 2021, 09:38
Bota

U shkatërrua me eksplozivë pjesa e mbetur e një ndërtese të shembur, afër Majamit në SHBA, për shkak të shqetësimeve për sigurinë.

Kujtojmë se pjesa tjetër u shemb më 24 qershor, duke lënë të vdekur 24 persona, ndërsa 121 të tjerë janë të zhdukur.
Më herët, kryetari i Bashkisë njoftoi se pjesa e mbetur e pallatit do shembet, pasi ka shumë rrezik. Aktualisht, kërkimet për trupat kanë ndaluar, për shkak të këtij veprimi.

Kryetarja e qarkut Miamit, Daniella Levine Cava, u tha gazetarëve se kërkimet do të vazhdojnë pas shembjes.


