“Çmendet” turku, kërkoi të ndëshkojë djalin 3-vjeçar, e var në makinë dhe bën xhiro në qytet (Video)
Lajmifundit
/
5 July 2021, 09:26
Bota

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi. Mediat turke kanë publikuar një video, ku shihet një fëmijë i mitur në dritaren e makinës, i varur. Makina ishte në ecje, ndërsa mësohet më pas se ky veprim ishte i qëllimshëm nga babai i të miturit.
Mediat turke bëjnë me dije se 3-vjeçar po vuante atë dënim, pasi sipas babait të tij, ai nuk ishte sjellur mirë gjatë ditës. Me këtë mënyrë ai po e dënonte që të merrte një mësim të mirë.
Por, e pësoi keq. Policia ka arritur që të identifikojë targën e makinës dhe të arrestojë babin e pamëshirshëm.


