Tjetërsoi disa toka bujqësore, arrestohet zyrtari në Tiranë, në pranga dy të tjerë

Aktualitet

Tjetërsoi disa toka bujqësore, arrestohet zyrtari në Tiranë,

Tre persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale, janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë.

Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se është arrestuar një 59-vjeçar, me detyrë Specialist i zyrës së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, pasi dyshohet se nëpërmjet dokumentacioneve dhe formularëve të falsifikuar, ka tjetërsuar disa toka bujqësore në fshatin Bastar i Mesëm, Zall-Bastar, Kamëz.

Po ashtu është arrestuar edhe një 33-vjeçare me inicialet M.B., e cila akuzohet se ka falsifikuar dokumentacione dhe kontrata pune të disa subjekteve në shtetin e Kroacisë dhe Maltës dhe u premtonte shtetasve të ndryshëm se do ti punësonte në sektorin e ndërtimit.

Në pranga ka rënë edhe një 32-vjeçare e identifikuar si Marida Shehi, 32 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë,  e ka dënuar me 3 vite burg, për veprën penale “Mashtrimi”.

ME TE LEXUARAT