Pezullimi i patentës për vaksinat, Merkel del kundër SHBA, Italia, Rusia dhe Franca “përqafojnë” propozimin

SHBA pak ditë më parë propozoi që të pezullohet patenta për vaksinat kundër COVID-19, ku qëllimi është dhënia fund e nacionalizmit të vaksinave dhe mposhtjen e pandemisë. Por ky propozim nuk është pranuar nga Gjermania. Kancelarja Angela Merkel mbetet skeptike dhe kundër kësaj nisme.
Nga ana tjetër, BE dhe presidentja e komisionit evropian, Ursula von der Leyen ishin ishin të gatshëm për të diskutuar një hap të tillë, me liderët e unionit. Pro propozimit është Itali edhe Franca.
Kryeministri italian Mario Draghi tha se vaksinat janë një e mirë e përbashkët globale dhe rritja e prodhimit të tyre është një prioritet për të gjithë, duke garantuar sigurinë e tyre dhe shmangien e pengesave që kufizojnë fushatat e vaksinimit.
Rusia gjithashtu është pro këtij propozimi, ku presidenti Vladimir Putin deklaroi se vendi i tij do të mbështesë këtë qasje.


