Iu zhdukën tri dosje të rëndësishme nga zyra, Olsian Çela i kërkon ILD inspektim për prokuroren e Elbasanit

Aktualitet

Iu zhdukën tri dosje të rëndësishme nga zyra, Olsian

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka kërkuar hetim disiplinor për prokuroren e Elbasanit Armarda Xhaferri.

Mësohet se Çela i ka kërkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nisjen e procedurës së inspektimit për hetimin e shkeljeve individuale të kryera në ushtrimin e detyrës nga ana e prokurores. Sipas Sektorit të Monitorimit në Prokurorinë e Përgjitshme janë konstatuar veprime të cilat mund të përbëjnë shkelje disiplinore në ushtrimin e detyrës nga ana e prokurores Xhaferri në lidhje me funksionin e saj si magjistrat.

'Prokurori i Përgjithshëm z. Olsian Çela bazuar në ligjin nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, në datën 05.05.2021 i ka kërkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nisjen e procedurës së inspektimit për hetimin e shkeljeve individuale të kryera në ushtrimin e detyrës nga ana e prokurores Armarda Xhaferri në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas informacioneve të marra për zvarritje të veprimeve procedurale në hetimin e procedimeve penale nga ana e prokurores, Sektori i Monitorimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka vijuar me ndjekjen dhe monitorimin e rastit, duke konstatuar veprime të cilat mund të përbëjnë shkelje disiplinore në ushtrimin e detyrës nga ana e prokurores Xhaferri në lidhje me funksionin e saj si magjistrat sipas nenit 102 pika 1 gërma “e” të ligjit 96/2016 “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, ndryshuar me ligjin nr. 48/2019.

Prokurori i Përgjithshëm mbështet të gjitha nismat që kontribuojnë në mirëfunksionimin e shërbimit të prokurorisë në të gjitha nivelet, duke synuar rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë së magjistratëve prokurorë gjatë ushtrimit të detyrës dhe zhdukjen e kulturës së pandëshkueshmërisë brenda institucioneve të drejtësisë.'- njofton prokuroria.

Në vitin 2017 Armarda Xhaferri, prokurore pranë akuzës së Elbasanit iu drejtua policisë së qytetit, ku bëri një kallëzim të pazakontë. Xhaferi, kallëzoi në polici shefin e saj, kryeprokurorin e Elbasanit Dritan Gina, duke e akuzuar këtë të fundit për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Prokurorja Xhaferi, pretendonte se Dritan Gina, i ka hequr në mënyrë të padrejtë dhe në kundërshtim me ligjin për funksionimin dhe organizimin e Prokurorisë së Përgjithshme tre procedime penale. Sipas saj dosjet janë marrë pa dëshirën e prokurores. Sipas kallëzimit të Xhaferit, ka kërkuar që këto dosje ti rikthehen sërish asaj, por nuk i janë vënë në dispozicion.

ME TE LEXUARAT