Pësoi abort, 23-vjeçarja vishet si infermiere dhe tenton të rrëmbejë një fëmijë nga materniteti

Bota

Pësoi abort, 23-vjeçarja vishet si infermiere dhe tenton të

Në gjendje të dëshpëruar, një 23-vjeçare u vesh si infermiere për të vjedhur një foshnjë në një spital pasi kishte pësuar abort, pak ditë më parë.

Talita Meireles, nga Curtiba, Brazil, i tha tregoi burrit të saj që planifikonte të merrte një fëmijë tjetër dhe ta rriste atë si të sajën. Ajo humbi në mënyrë tragjike foshnjën e saj në 27 qershor dhe vuan nga depresioni i pupelit.

Pësoi abort, 23-vjeçarja vishet si infermiere dhe tenton të

E veshur si infermiere, 23-vjeçarja pranoi të merrte një fëmijë nga një nënë tjetër në repart dhe më pas u përpoq të largohej nga spitali me fëmijën në krahë.

Pasi u kap, ajo i tha policisë se ishte keq dhe nuk donte ti tregonte familjes së saj që kishte humbur foshnjën.

Pësoi abort, 23-vjeçarja vishet si infermiere dhe tenton të

Në video, e reja i thotë oficerit të policisë me lot: “Kam humbur fëmijën tim. Unë thjesht nuk doja t’i tregoja familjes time. Nuk doja t’i tregoja askujt. Me të vërtetë nuk e di se çfarë më ka ndodhur. Isha e dëshpëruar”.

Epyetur se ku ishte burri i saj, ajo tha se po udhëtonte dhe më pas shtoi: “Unë jam vetëm. Nuk kam askënd me vete. Nuk e di se çfarë më kaloi në kokë.”

Talita tha se kishte humbur fëmijën e saj dy javë më parë.  “Shkova të shikoj fëmijët. Fillova t’i shikoj. Doja të merrja një në krahët e mi. Dhe pastaj gjithçka ndodhi. Unë nuk doja të bëj ndonjë gjë të keqe,” ka thënë ajo.

Stafi e mori foshnjën nga Talita dhe ia ktheu nënës para se të telefononte policinë, e cila mbërriti në vendngjarje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion