Përplasje SHBA-Kinë për raketën, NASA: Pekini, i papërgjegjshëm

Bota

Përplasje SHBA-Kinë për raketën, NASA: Pekini, i

Një vatër e re polemikash midis Uashingtonit dhe Pekinit është hapur pas lëshimit të raketës kineze më 29 prill, e cila doli jashtë kontrollit dhe ra të dielën në mëngjes në Oqeanin Indian.

Prej ditësh, i gjithë globi ishte në ankth për rënien e raketës. Ndërkohë, agjencia hapësinore amerikane fajëson sjelljen e papërgjegjshme të Kinës, duke e cilësuar në kundërshtim me rregullat e sigurisë.

Zëdhënësi i NASA-s dhe ish-senatori Bill Nelson fajësoi Kinën për mungesë transparence.

 
“Kombet që bëjnë teste hapësinore duhet të minimizojnë rreziqet dhe të maksimizojnë transparencën,” tha ai.

“Është e qartë se Kina nuk mund të sigurojë informacion të besueshëm mbi rrënojat e raketës,” shtoi ai.

Ai gjithashtu tha se ishte e nevojshme që Kina dhe të gjitha kombet që punojnë në hapësirë ​​të veprojnë me përgjegjësi dhe transparencë në mënyrë që testet e ardhshme hapësinore të mund të kryhen në mënyrë të sigurt.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion