Me kamion për në Angli, 2 emigrantët arratisen në Londër. Shoferi: Nuk e dija që ishin brenda

Bota

Me kamion për në Angli, 2 emigrantët arratisen në

Një video është publikuar nga Daily Mail, ku tregohet momenti se si dy persona të dyshuar si emigrantë dolën nga pjesa e pasme e një kamioni në Londër, përmes një të çare të vogël.

Kamioni kishte parkuar në oborrin e një kompanie në Hounslow dhe vetëm 5 minuta më pas, 2 emigrantët ja mbathën.

Kamioni ishte futur në Angli nga kanali i La Manshit, ndërsa dyshohet se shoferi nuk ishte në dijeni të emigrantëve, të cilat sipas Daily Mail mund të ishin nga Afganistani. Një punonjës në kompani, i cili arriti të shihte dy të rinjtë të largoheshin me vrap është shprehur se ata nuk ishin më shumë se 14 vjeç.

Shoferi u mor në pyetje nga policia, e cila erdhi pak çaste pas largimit të emigrantëve, por ai mohoi kategorikisht që të kishte dijeni për praninë e dy emigrantëve në kamion.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion