Përplasje me armë zjarri në Kavala të Greqisë, tre të plagosur
Lajmifundit
/
1 September 2021, 19:31
Bota

Një përplasje me armë zjarri u shënua në bregdetin e Kavalas në Greqi gjatë së cilës tre persona u plagosën rëndë.
Mediat lokale raportojnë se të plagosurit u transportuan me ambulanca të EKAB në Spitalin e Kavalës .
Sipas informacioneve të plagosurit janë në gjendje të rëndë ndërsa arsyet që çuan në incidentin e përgjakshëm mbeten të panjohura deri më tani .
Sipas Qendrës TV, 4 ambulanca të Qendrës Kombëtare të Urgjencës dhe forca të shumta policore kanë shkuar në vendngjarje.


