SHBA do të tërhiqet edhe nga vende të tjera pas Afganistanit? Paralajmërimi i Biden

Bota

SHBA do të tërhiqet edhe nga vende të tjera pas Afganistanit?

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden shprehet se vendimi për tërheqjen nga Kabuli nuk lidhet vetëm më Afganistanin, shkruan Gazeta Express.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se një vendim i tillë është rreth dhënies fund të epokës së operacioneve ushtarake për ribërjen e shteteve të tjera.

“Ky vendim për Afganistanin nuk ka të bëjë vetëm me Afganistanin. Ka të bëjë me përfundimin e një epoke të operacioneve të mëdha ushtarake për ribërjen e shteteve të tjera”, ka thënë Joe Biden.


Tërheqja amerikane nga Afganistani kishte ardhur pas plot dy dekadash përpjekje për bërjen e Afganistanit shtet. Shumëkush e ka kritikuar si vendim, disa e kanë quajtur si dështim, megjithatë duket që Biden nuk e ka ndërmend të zmbrapset.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë prani ushtarake në shumë shtete të botës, përfshirë edhe Republikën e Kosovës./GazetaExpress/

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion