Përplasja në Zyrën Ovale, Zelensky refuzon t’i kërkojë falje Presidentit Trump: S`bëmë asgjë të keqe

Bota

Përplasja në Zyrën Ovale, Zelensky refuzon t’i

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha në një intervistë për Fox News të premten se nuk ndjen se ka nevojë t’i kërkojë falje presidentit të SHBA-së, Donald Trump, pas një përplasje të ashpër në Shtëpinë e Bardhë.

“Jo, unë respektoj presidentin dhe respektoj popullin amerikan, mendoj se ne duhet të jemi shumë të hapur dhe shumë të sinqertë. Nuk jam i sigurt nëse bëmë diçka të keqe.

Mendoj se disa gjëra duhet t’i diskutojmë jashtë mediave, me gjithë respektin për demokracinë dhe mediat e lira”, tha presidenti i Ukrainës.

Volodymyr Zelensky shtoi se marrëdhënia e tij me SHBA-në mund të riparohet ende pas shkëmbimeve të ashpra me Donald Trump dhe JD Vance në Shtëpinë e Bardhë.

“Do të jetë e vështirë pa mbështetjen tuaj,” tha Zelensky në Fox.

Presidenti Trump u tha gazetarëve më vonë të premten se Zelensky po “tepron” dhe duhet të pranojë të mbyllë luftën “menjëherë”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion