Aksident në Fier-Levan, përplasen tri makina, disa të plagosur, nisen me urgjencë drejt spitalit

Aktualitet

Aksident në Fier-Levan, përplasen tri makina, disa të plagosur,

Një aksident ka ndodhur në aksin Fier-Levan, ku janë përfshirë tre automjete.

Sipas burimeve nga vendngjarja, disa persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet policia, e cila po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për rregullimin e trafikut

“Rreth orës 22:00, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, janë përfshirë në aksident rrugor tre automjete, me drejtues shtetasit B. Ç, 41 vjeç, J. Ç., 52 vjeç dhe K. K., 25 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar dy prej pasagjerëve në automjetin me drejtues shtetasin J. Ç., shtetasit A. S., 50 vjeç dhe K. Ç., 42 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, sipas policisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion