Përmbytje në El Salvador, rrjedha e lumit merr me vete nënën me 3 fëmijët

Bota

Përmbytje në El Salvador, rrjedha e lumit merr me vete nënën

El Salvador është përfshirë nga reshje masive që prej 4 ditësh, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 5 personave. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se viktimat janë një familje, një grua dhe 3 fëmijë, të cilët i tërhoqi lumi pranë zonës së tyre.

Lajmin e trishtë e dha shërbimi i mbrojtjes civile. Mësohet se janë prekur nga përmbytjet qytetet bregdetare si Tecuca, Hikilisco dhe Puerto El Triunfo, rreth 90 kilometra në juglindje të San Salvadorit. Pikërisht këto vendet janë shpallur zonë në rrezik.

Nisur nga kjo situatë, presidenti i vendit ka paralajmëruar se ekziston rrezikut për rrëshqitje të dherave, duke i bërë thirrje popullit të bashkëpunojë me autoritetet lokale, për të shmangur tragjedinë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion