Përmbytje dhe dëmtime të rënda nga moti i keq në Greqi

Bota

Përmbytje dhe dëmtime të rënda nga moti i keq në Greqi

Moti i keq qe prej dites se djeshme ka përfshirë ishullin Rodos në Greqi, me banesa të përmbytura dhe dëmtime të rënda në infrastrukturën rrugore.

Prej 12 orësh, reshjet e shiut nuk kanë ndaluar madje pritet që të vazhdojnë dhe ditën e sotme, 1 dhjetor.

Sipas mediave greke, dhjetëra persona kanë mbetur të bllokuar nga ujërat e vrullshme.

Qeveria greke ka vendosur ndalim qarkullimin në ishull për shkak të rrëshqitjeve të dheut, veçanërisht në pjesën veriore të ishullit.

Deri në orët e vona të natës, Shërbimi Zjarrfikës në Rodos, ka marrë më shumë se 200 thirrje për ndihmë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion