Ulen temperaturat, reshjet pakësohen gjatë pasdites/ Si pritet të jetë moti ditën e sotme

Aktualitet

Ulen temperaturat, reshjet pakësohen gjatë pasdites/ Si pritet të

Shqipëria do të mbetet edhe ditën e sotme nën ndikimin e masave ajore me origjinë verilindore duke sjellë në vendin tonë; reshje shiu në bregdet dhe zonat e ulëta si edhe reshje dëbore në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.

Sipas Meteoalb, parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin largim gradual të reshjeve nga i gjithë territori shqiptar por temperaturat do të jenë tipike dimri.

Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në mëngjes por rriten në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 15°C vlera më e lartë e cila pritet në Vlorë dhe Sarandë.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor duke krijuar në brigjet detare Valëzim 3 ballë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion