Përkeqësohet situata e Covid-19 në Brazil, shënohen 3,650 viktima për 24 orë
Lajmifundit
/
27 March 2021, 10:28
Bota

Situata e Covid-19 në Brazil sa vjen e përkeqësohet, çdo ditë duke shënuar një rekord të ri vdekjesh. Ministria e Shëndetësisë ka lajmëruar se brenda 24 orëve të fundit janë shënuar 3,650 viktima, duke shënuar kështu rekordin e rë të vdekjeve, që nga nisja e pandemisë, një vit më parë.
Mediat vendase shkruajën se kjo është hera e dytë që vendi latin ka regjistruar më shumë se 3,000 viktima brenda një dite.
Numri i viktimave në Brazil Covid-19 ka shkuar në 307,112. Vendi regjistroi 82,245 raste të reja duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të regjistruara deri më tani në të paktën 12,404,414.


