Përgjaket festa në Itali, plagosen rëndë 6 djem dhe 4 vajza
Lajmifundit
/
21 July 2021, 11:20
Bota

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Taranto të Italisë. Mësohet se gjatë një feste në universitet janë plagosur 10 persona, ndërsa në rrezik ishin mbi 300 studentë. Sipas mediave italiane, gjatë festës, dy grupe të rinjsh nisën të konfiltoheshin, e sherri më pas degjeneroi në përdorimin e armëve.
Si pasojë 6 djem e 4 vajza kanë mbetur të plagosur. Autoritetet kanë sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë dhe po bën vlerësimet e saj, ndërsa të plagosurit, për fat të mirë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


