Pema godet çatinë e shtëpisë, foshnja shpëton mrekullisht nga një vdekje e mundshme (VIDEO)

Bota

Pema godet çatinë e shtëpisë, foshnja shpëton

Pamje të rënda janë ato që vijnë nga një shtëpi në Luizana të SHBA-ve.

Në një video të publikuar në rrjete sociale, shihet një fëmijë, duke qëndruar i shtrirë në krevatin e tij.

Papritur, një pemë godet çatinë e godinës dhe mbeturina të shumta bien mbi foshnjën. Ai nis të qajë i frikësuar, por fatmirësisht arriti të shpëtojë mrekullisht nga një vdekje e mundshme.

Djali është cilësuar si vetëm 5 muajsh, ndërsa në ndihmë atij i kanë ardhur prindërit, menjëherë pasi dëgjuan zhurmën e fuqishme që u shkaktua nga goditja.

Sipas mediave të huaja, foshnja dhe prindërit, përkohësisht, janë shpërngulur në një tjetër shtëpi, ndërsa kanë kontaktuar kompaninë e sigurimeve për të riparuar dëmin e shkaktuar.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion