Atentat gazetarit të njohur të kronikës së zezë, plagoset rëndë

Bota

Atentat gazetarit të njohur të kronikës së zezë,
Gazetar i famshëm hollandez, Peter R. de Vries,i cili mbulon kronikën e zezë ka mbetur i plagosur si pasojë e një atentati.

De Vries sapo ishte larguar nga studio e tij në qendër të Amsterdamit kur u qëllua ne kokë. 64 vjecari ndodhet në spital në gjendje të rënde.

Atentat gazetarit të njohur të kronikës së zezë,

Janë arrestuar tre persona si të dyshuar për atentatin.

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, tha se ngjarja ishte shumë e rëndë duke shtuar se gazetaria e lirë është thelbësore për shoqërinë. Në të kaluarën, gazetarit i është dhënë mbrojtje nga policia, pasi ka marrë kërcënime, për shkak të investigimit te ceshtjeve te krimit.

64 vjecari fitoi çmim ndërkombëtar në vitin 2008 për hetimet e tij mbi zhdukjen e një adoleshenteje amerikane.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion