Rrëshqet në tualet, humb jetën nga goditja fatale 67-vjeçari në Pogradec
Lajmifundit
/
14 July 2021, 21:27
Aktualitet
Foto ilustruese
Një 67-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e rrëzimit në banesën e tij, konkretisht ne banjo.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Lagjen numër 4 në qytetin e Pogradecit.
Burime bëjnë me dije se, viktima i identifikuar si Faredin Hoxhalli është gjetur pa jetë nga familjarët, ndërsa paraprakisht dyshohet se ka rrëshqitur në banjë dhe ka rënë.
Trupi është transportuar në morgun e qytetit ndërsa pritet edhe autopsia mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes ndërkohë që policia po heton ngjarjen.


