Pastrimi i parave, policia britanike aksion virtual, sekuestron 180 mln paund në kriptomonedha

Bota

Pastrimi i parave, policia britanike aksion virtual, sekuestron 180 mln paund

Një hetim ka çuar në konfiskimin e sasive të mëdha të kriptomonedhës, e cila për shkak të natyrës së saj dixhitale mund të përdoret lehtësisht nga organizatat kriminale për të transferuar para pa lënë gjurmë.

Policia britanike ka kapur transportin më të madh të monedhës së kriptovalutave me vlerë gati në 180 milionë paund.

Pasuria e cila besohet të jetë rezultat i aktivitetit kriminal është sekuestruar nga Komanda e Krimit Ekonomik të Londrës.

Policia arrestoi gjithashtu një 39-vjeçare në 24 qershor nën dyshimin e veprave të pastrimit të parave.

Ndërkohë aktualisht gruaja është lënë në liri me kusht.

Rekordi i mëparshëm i konfiskimit të kriptomonedhave në Britaninë e Madhe u vendos muajin e kaluar kur u kapën 114 milionë paund.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion