Peshohet droga, sa kokainë u kap në kontejnerin me banane në Durrës
Lajmifundit
/
13 July 2021, 17:31
Aktualitet

Policia ka peshuar lëndën narkotike që u kap sot në një kontejner me banane në portin e Durrësit. Mëhet fjalë për 11 kg e 650 gram kokainë.
Në kontejner u gjetën 14 pako. Sipas informacioneve, ngarkesa ishte nisur më 8 korrik nga porti i Pireut dhe ka mbërritur në Portin e Durrësit në 11 korrik. Ngarkesa me banane vinte nga Ekuadori.
Për rastin janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje dy persona. Mësohet se ata janë porositësi dhe drejtuesi i kamionit që do të merrte kontejnerin.


